Për herë të parë një grua në krye të policisë së New York-ut

15 Dhjetor, 2021 - 11:58 am

Për herë të parë në 176 vite të themelimit të policisë së Nju Jorkut, në krye do të jetë një grua. Kryebashkiaku i sapozgjedhur Eric Adams konfirmoi lajmin,  duke e përshkruar përgjegjësen aktuale të hetuesve të policisë dhe ish kapitenen si një luftëtare kundër krimit, dhe me inteligjencën emotive të duhur për të ofruar sigurinë dhe drejtësinë që njujorkezët meritojnë.

New York Times raportoi se Sewell është një veterane 23-vjeç e Departamentit të Policisë së Qarkut Nassau në Nju Jork., raporton abc news.

Sewell e lindur në Kuins, do të jetë dhe personi i tretë afro-amerikan që hyn në historinë e Departamentit të policisë së Nju Jork, që do drejtojë pas Benxhamin Uard dhe Li Braun në vitet ’80 dhe ’90.

Ajo do të marrë drejtimin e një departamenti policie në ndryshim e sipër, që vitet e fundit po merret sërish me luftën ndaj krimeve të dhunshme si vrasje me armë zjarri, pas vitesh kur të dhënat ishin më të ulëtat në histori./ KultPlus.com

Të ngjajshme