Për herë të parë shfaqet opera e realizuar nga një grua në Operën e Vjenës

8 Dhjetor, 2019 - 5:05 pm

Për herë të parë në historinë e saj 150 vjeçare, Opera Shtetërore e Vjenës ka shfaqur një operë të realizuar nga një grua.

Kompozitorja austriake Olga Neuwirth ka shkruar një operë të re bazuar në romanin Orlando të Virginia Woolf të vitit 1928. i cili trajton temat e fluiditetit dhe dualitetit gjinor.

Roli kryesor luhet nga këngëtarja Kate Lindsey.

Scene of Orlando

Orlando jeton me shekuj, duke filluar si një burrë në Anglinë e Elizabetës dhe më pas duke u shndërruar në një grua.

Olga Neuwirth thotë se androgjenia dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e kanë frymëzuar atë që kur ajo e lexoi për herë të parë romanin e Woolf si adoleshente.

The production in rehearsals

“Jo vetëm që është një udhëtim nëpër shekuj, por është një udhëtim i pikëpyetjeve të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, dhe shoqëria bëhet nga njeriu”, tha ajo për BBC.

Olga Neuwirth thotë se “ndjehet pak e çuditshme” që është e para kompozitore grua vepra e së cilës shfaqet në Operën Shtetërore të Vjenës.

Të ngjajshme