Për shkak të Coronavirus-it anulohet Panairi i Librit në Leipzig, edhe Shqipëria do të ishte pjesë e tij

3 Mars, 2020 - 6:05 pm

Panairi i Librit në Leipzig është anuluar si shkak i frikës nga virusi kinez, coronavirusi, shkruan KultPlus.com

Ky virus ka arritur tashmë të anulojë një mori ngjarjesh kulturore, sociale dhe sportive meqë është shumë lehtë i transmetueshëm.

Lajmin për anulimin e këtij panairi e ka bërë të ditur përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, përmes një postimi në Facebook.

“Një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e librit; Panairi i Librit në Leipzig këtë vit nuk do të mbahet; për shkak të situatës të krijuar me Coronavirus”

Në këtë vit ishte paraparë që pjesë e këtij panairi të ishte edhe Shqipëria me dy përfaqësues: Ismail Kadare dhe Ben Blushi.

“Shqipëria kishte këtë vit një program bashkëkohor duke u bërë pjesë e diskutimeve globale të botës së librit nën kujdesin e QKLL.
Por puna për ta bërë librin shqip pjesë të diskutimeve ndërkombëtare, vijon për të tjera ngjarje kulturore”, ka shkruar Bardhyli në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme