Përfshirja e xhudistëve në FSK, vazhdon zbatimi i programit ‘Kosova, shtet i xhudos’

7 Nëntor, 2022 - 11:30 pm

Përfshirja e xhudistëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës – vazhdohet me zbatimin e programit Kosova shtet i xhudos.

Masivizimi në shkolla dhe aftësimi i trajnerëve tashmë kanë filluar dhe po zbatohen nga Federata e Xhudos. Gjithashtu po zhvillohet procedura për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bën të ditur se sot në takim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren, Daulina Osmani, kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, trajnerin Driton Kuka, xhudistët tanë dhe pjesëmarrës të tjerë diskutuan për konceptin fillestar për integrimin e sportistëve dhe trajnerëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një program afatgjatë me shumë perspektivë, në zbatim të së cilit do të angazhohen së bashku. / KultPlus.com

Të ngjajshme