Përfundon edicioni i 5-të i ‘Voskopoja Trail Running’

12 Shtator, 2022 - 12:15 pm

Përfundoi me sukses edicioni i 5-të i “Voskopoja Trail Running”, eventi dy ditor ky në thelb kishte shpirtin sportiv, ku nuk mungoi muzika, adrenalina, dhe argëtimi për fëmijët.

Rreth 200 vrapues nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia e më gjerë u bënë pjesë e garës malore, e cila ndahej në 3 etapa: 5 km, 10 km dhe 21 km që është gjysmë maratonë.

Kombinimi i garës së vrapimit me natyrën e mrekullueshme, i dhanë një dimension tjetër këtij eventi, duke e kthyer në një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

Edicioni i 5-të i vrapimit malor “Trail Running Albania”, u shoqërua dhe me panair punimesh artizanale, shëtitje në natyrë e shtigje si dhe kulinari.

Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme