Përkujtohet Francesco Crispi, arbëreshi që u bë kryeministri i parë i Italisë së Jugut

4 Tetor, 2023 - 10:33 am

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot me rastin e përvjetorit të lindjes, Françesco Krispi (4 tetor 1818) arbëresh, atdhetar italian, luftëtar për të drejtat shoqërore dhe burrështetas i njohur.

Ishte ndër protagonistët kryesorë të Rilindjes italiane dhe një mik i ngushtë e mbështetës i Giuzeppe Mazzinos dhe Giuzeppe Garibaldit. Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860.

U lind në një familje arbëreshe në Robera të Sicilisë. Kreu seminarin greko-shqiptar të Palermos ku edhe u diplomua. Crispi ishte Kryeministër i Italisë për gjashtë vjet, nga 1887 deri në 1891 dhe përsëri nga 1893 deri në 1896; ai ishte kryeministri i parë i Italisë Jugore. Crispi ishte i njohur ndërkombëtarisht. Fillimisht ishte një atdhetar italian i ndritur dhe liberal demokrat vazhdoi të bëhej një kryeministër i zjarrtë autoritar. Karriera e tij përfundoi mes polemikave dhe dështimeve: ai u përfshi në një skandal të madh bankar dhe ra nga pushteti në 1896 pas humbjes shkatërruese të Betejës së Adva, e cila ndikoi ambiciet koloniale të Italisë mbi Etiopinë. Vdiq më 12 gusht të vitit 1901./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme