Peruanët rindërtojnë urën e vjetër 500 vjeçare përmes stilit tradicional

20 Qershor, 2021 - 6:00 pm

Peruanët nga komuniteti Huinchiri në rajonin e Kuskos po rindërtojnë një urë të varur e quajtur Incan, duke përdorur teknika të vjetra tradicionale të endjes fije për fije të litarëve.

Ura ‘Q’eswachaka’ e cila përshkon lumin Apurimac, është përdorur për më shumë se 500 vjet për të lidhur komunitetet e ndara nga ky lumë, por që ishte shkatërruar  gjatë pandemisë COVID-19, pasi siç është shprehur Guvernatori Rajonal i këtij vendi, Jean Paul Benavente, për shkak të izolimit vitin e kaluar ajo nuk është përforcuar dhe prandaj ka rënë, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv, transmeton KultPlus.

Anëtarët e bashkësive të prekura nga mungesa e saj, vendosën ta rindërtojnë këtë urë të  gjatë prej 30 metrash  në stilin tradicional Incan, pra përmes procesit të endjes.

Ekipet e punëtorëve, duke filluar nga të dy anët e grykës dhe duke mbajtur ekuilibrin hipur në litarë gjigantë që ishin shtrirë mbi lumë, punuan drejt qendrës duke vendosur litarë më të vegjël si pengesa midis litarëve të parmakut dhe dyshemesë së shtegut.

Në vitin 2013, UNESCO e kishte njohur urën Q’eswachaka, si trashëgimi kulturore jomateriale, për mënyrat dhe aftësinë e rindërtimit të saj.

Përndryshe, Peruja është e pasur me thesare  të shumta antike që datojnë mijëra vjet më parë dhe shtrihen në dhjetëra kultura, përfshirë perandorinë antike Incan që ishte në fuqi, kur hulumtuesit spanjollë mbërritën atje në fillim të viteve 1500./KultPlus.com

Të ngjajshme