Përvjetori i Lekut, monedha zyrtare shqiptare, mes propozimeve kanë qenë “Skënder ose Shqipe”

16 Shkurt, 2024 - 1:57 pm

Më 16 shkurt të vitit 1922, u emërtua monedha zyrtare shqiptare “Lekë”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se sa i përket prejardhjes së emrit të monedhës shqiptare, ka diskutime të shumta.

Sipas hipotezës së studiuesve italianë në botimet e viteve ‘30 dhe ‘40, emërtesa derivon nga emri i krishterë i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Ndërkaq, ka të tjera hipoteza që diktojnë se emërtesa është vënë në nderim të Aleksandrit apo të Lekës së Madh. Sipas bisedimeve parlamentare në 1922, mes propozimeve kanë qënë “Skënder ose Shqipe”.

Deri në vitin 1947, kur u miratua dekretligji përkatës, kartëmonedhat “Frang” do të ishin paralelisht në qarkullim me njësinë monetare të Lekut.

Të ngjajshme