Përvoja e profesorit nga Turqia që ligjëroi në Kolegjin Universum

6 Dhjetor, 2019 - 1:00 pm

Është bërë tashmë e zakonshme, të dëgjohet se në Kolegjin Universum po ligjërojnë profesorë ndërkombëtar. E gjithë kjo falë bashkëpunimit që ka Kolegji Universum me mbi 78 universitete prestigjoze në Evropë. 

E këtë lloj të ligjërimit me profesorë ndërkombëtar po e favorizojnë mjaftë edhe studentët. Pasi profesorët po vijnë nga universitete prestigjoze evropiane dhe po ligjërojnë me metoda të reja inovative e mbi të gjitha kjo po ju ndihmon studentëve të vendosin më lehtë për universitetin që dëshirojnë të bëjnë shkëmbim semestral me BURSË ndërkombëtare nga Kolegji Universum.

Së fundmi në Kolegjin Universum në Dept. Shkenca Kompjuterike ka ligjëruar Prof. Dr. Hayrettin Kemal SEZEN nga Altinbas University nga Turqia. 

Për përvojen e tij me studentët e Kolegjit Universum Prof. Sezen ka shkruar “I had the chance to lecture “System Approach & Modeling in Management Science” to Computer Science students at the campus in Lipjan. I had this same lecture with students in the Prishtina Campus as well and I can say that I have been very impressed with the skills and ambitions of the students whose eyes shine brightly. In addition, I was very satisfied with their professors’ understanding and supportiveness towards students” (Lexo këtu artikullin e plotë nga profesori).

Poashtu edhe profesorë të Kolegjit Universum gjatë vitit ligjërojnë në universitetet tona partnere në Evropë si pjesë e projektit Erasmus+ për shkëmbim të stafit akademik. Shkëmbimi i stafit akademik me Universitete ndërkombëtare po ofron mundësi unike për të shkëmbyer praktikat më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies në nivel ndërkombëtarë.

Për më shumë informatat rreth profesorëve ndërkombëtar dhe aktiviteteve në Kolegjin Universum kontakto [email protected] apo +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme