Pianoja e Freddie Mercury-t shitet në ankand për 2.2 milionë dollarë

7 Shtator, 2023 - 4:00 pm

Fotografia: Queen Productions Ltd.

Pianoja e modelit Yamaha G2 të cilën Mercury e bleu në vitin 1975 dhe e përdori për të kompozuar këngë si “Killer Queen” dhe “Bohemian Rhapsody” u shit në ankand për 2.2 milionë dollarë.

Pianoja e Freddie Mercury-t, frontmenit të grupit “Queen”, mbi të cilin kompozoi këngën “Bohemian Rhapsody”, është shitur në ankand për rreth 2.2 milionë dollarë, raporton Anadolu.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s deklaroi se shoqja e ngushtë e Mercury-t, Mary Austin, e cila trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij, e nxori pianon në ankand si pjesë e shitjes së rreth 1.400 artikujve nga koleksioni privat i artistit.

Pianoja e modelit Yamaha G2 të cilën Mercury e bleu në vitin 1975 dhe e përdori për të kompozuar këngë si “Killer Queen” dhe “Bohemian Rhapsody” u shit në ankand për 2.2 milionë dollarë.

Drafti i tekstit të këngës “Bohemian Rhapsody” u shit për rreth 1.7 milion dollarë. Artikujt e shitur përfshinin kostume skenike, bizhuteri dhe piktura nga koleksioni i gjerë i artit të Mercury-t.

Po ashtu thuhet se nga shitja priten të ardhura rreth 6 milionë funte (rreth 7.5 milionë dollarë), ndërsa një pjesë e të ardhurave do të dhurohen për qëllime humanitare.

Freddie Mercury, i lindur në vitin 1946 në Zanzibar të Tanzanisë, emri i vërtetë i të cilit është Farrokh Bulsara, u shpërngul në Angli me familjen e tij në moshën 17-vjeçare.

Me grupin “Queen” Mercury xhiroi 15 albume në studio. Në vitin 1991, në moshën 45-vjeçare, Mercury vdiq nga pneumonia e shkaktuar nga virusi AIDS.

I frymëzuar nga jeta e tij dhe grupi “Queen”, regjisori Bryan Singer realizoi filmin “Bohemian Rhapsody”, i cili fitoi 4 çmime Oscar, përfshirë çmimin për aktorin më të mirë e cila iu nda aktorit Rami Malek./ KultPlus.com

Të ngjajshme