Pjesëtarët e FSK-së shpëtojnë edhe dy persona që kishin mbetur nën rrënoja për 160 orë

12 Shkurt, 2023 - 9:11 pm

Ekipet e shpëtimit nga shumë vende të botës po vazhdojnë kërkimin nën rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën, përcjell KultPlus.

Këtij kërkimi iu bashkuan edhe pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sot, përmes një postimi në Facebook, FSK ka njoftuar se pjesëtarët e tyre kanë shpëtuar edhe dy persona që kishin mbetur për 160 orë nën rrënoja.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Edhe dy jetë të shpëtuara në Turqi 

Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot  pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë  një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti./ KultPlus.com

Të ngjajshme