Policia njujorkeze po teston dronët që paralajmërojnë publikun në situata emergjente

21 Korrik, 2023 - 11:15 pm

Departamenti i Policisë së qytetit të New Yorkut ka filluar testimin e dronëve të rinj të krijuar për të transmetuar mesazhe tek publiku, si paralajmërime për kushte të rrezikshme të motit ose emergjenca të ndryshme.

Të dielën, sistemi i njoftimit të urgjencës njujorkeze njoftoi përmes Twitterit se policia do të “kryejë një test të aftësisë së mesazheve publike në distancë”, raporton theverge.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi më vonë atë ditë se testet u mbajtën në Hook Creek Park në Queens përpara reshjeve të tjera që priten këtë javë, por nuk zbuloi detaje të rezultateve të testit.

Dronët mund të transmetojnë mesazhe nëpër lagje që kërcënohen nga përmbytjet ose kushte të ngjashme ekstreme të motit dhe kështu të paralajmërojnë banorët të qëndrojnë brenda dhe të kërkojnë strehim.

Vendimi për të shmangur termin “dronë” dhe për ta zëvendësuar atë me termin “audio transmetues” mund të jetë i qëllimshëm pasi testi mund të jetë në të vërtetë një shkelje e ligjeve të mbikëqyrjes publike.

Ky ligj detyron që policia të kërkojë komente publike dhe të publikojë një njoftim për përdorim 90 ditë përpara përdorimit të teknologjisë së re të mbikëqyrjes. Megjithatë, rregullat nuk zbatohen për të gjithë teknologjinë në arsenalin e policisë për shkak të një “zbrazëtie” që potencialisht i lejon policisë të prezantojë menjëherë mjete të reja duke i etiketuar ato si “përmirësime” të kategorive të gjera brenda politikave të tyre ekzistuese të teknologjisë, të tilla si “mjetet ajrore pa pilot” (UAS).

Një zbrazëtirë lejoi Departamentin e Policisë së New Yorkut të përdorte një qen robotik të quajtur Digidog pa paralajmërim 90 ditësh.

Dronët e pajisur me altoparlantë u përdorën në Shangai, Kinë dhe Madrid, Spanjë gjatë pandemisë së coronavirusit. Ata përcollën mesazhe paralajmëruese për popullatën për t’iu përmbajtur rreptësisht masave të bllokimit. Në Shangai, dronët paralajmëruan banorët të mos këndonin nga dritaret e tyre dhe qyteti dërgoi qenin e tij robot për të patrulluar lagjet.

Të ngjajshme