Portugalia aprovon bursa të plota për studentët e Kolegjit Universum

11 Korrik, 2019 - 7:55 pm

Nënshkruhet edhe një marrëveshje për shkëmbim të studentëve me bursa të plota nga Kolegji Universum me universitetin prestigjoz “Combria University” në Portugali.

Pra tani studentët e Kolegjit Universum kanë mundësinë të studiojnë për një semestër me bursë të plotë në Portugali në “Combria University“. Aplikimet kanë filluar, regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuMame eksploro Evropën gjatë studimeve.

Combria University” është universitet publik i vendosur në qytetin e Lisbonës në Portugali, një nga universitetet më të vjetra në botë, i themeluar që nga viti 1290. Në vitin 2013 UNESCO e shtoi këtë universitet në listen e trashëgimisë botërore.

Secili studentë i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës qpër secilin student është 6,060 euro/semester.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame 

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

Të ngjajshme