Posta Italiane i kushton një pullë postare Horës së Arbëreshërve

4 Shtator, 2025 - 9:20 pm

Italia emetoi një pullë postare kushtuar komunitetit të arbëreshërve.

Posta Italiane njoftoi se pulla u emetua nga Ministria e Biznesit dhe Made in Italy. Pulla i përket serisë tematike “vlerat sociale”, i kushtohet komunitetit arbëresh të Piana degli Albanesi dhe ka vlerë tarifore të zonës B 1, e barabartë me 1,35 €.

Tirazhi i saj do të jetë prej 200 025 copë, të shtypura nga Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato S.p.A.

Vinjeta e pullës postare ka në qendër veshjen tradicionale të gruas së Horës së Arbëreshëvet, një prej simboleve të trashëgimisë kulturore arbëreshe.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se, kjo pullë paraqet një moment të rëndësishëm për ruajtjen e diversitetit kulturor në vendin fqinj dhe ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit arbëresh të Horës./KultPlus.com

Të ngjajshme