Presheva po kërkon degë të gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

1 Mars, 2024 - 10:14 am

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën te Universiteti i Beogradit, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Në postimin e tij në facebook, thuhet se kërkesa iu është dorëzuar edhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme