Presidenti më jetëgjatë në botë synon të vazhdojë regjimin e tij

20 Nëntor, 2022 - 7:30 pm

Presidenti më jetëgjatë në botë po kërkon rizgjedhjen për të vazhduar sundimin e tij 43-vjeçar në Guinenë Ekuatoriale.

Presidenti Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, 80 vjeç, ka kryesuar një regjim të shënuar nga shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe zhdukjet.

Disa kandidatë të opozitës janë në garë, por nuk pritet të fitojnë.

Presidenti ka një kontroll të fortë në kombin e pasur me naftë, me anëtarë të familjes në role kyçe të qeverisë.

“Zgjedhjet janë thjesht kozmetike”, tha profesoresha Ana Lúcia Sá për BBC.

“Asgjë nuk do të ndryshojë,” tha profesoresha Sá, e specializuar në politikë dhe regjime autoritare afrikane në Institutin Universitar të Lisbonës, duke shtuar se ajo ishte “e sigurt se Obiang do të zgjidhet me më shumë se 95%” të votave. /KultPlus.com

Të ngjajshme