Presidentja Osmani: Dënimi i Mlladiqit do të futet në histori si rast i rrallë kur u vu drejtësia

8 Qershor, 2021 - 10:34 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për ridënimin e kriminelit të luftës së Bosnjës, Ratko Mlladiq, do të hyjë në histori si rast i rrallë kur drejtësia jepet, përcjell KultPlus.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë i drejtësisë së dhënë, por rajoni ka një rrugë të gjatë përpara që t’u sigurojë gjithashtu drejtësinë të mbijetuarve dhe familjeve të të zhdukurve”.
Osmani në cicërimën e saj në Twitter ka cituar edhe kreun e shtetit amerikan, Joe Biden.

“Me fjalët e tij, drejtësia dhe pajtimi janë themeli për paqe dhe stabilitet”./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme