Presidentja Osmani: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës të Albright

23 Mars, 2024 - 12:29 pm

Presidentja Vjosa Osmani në dy vjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë.

“Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani në X. / KultPlus.com

Të ngjajshme