8 Maj, 2025 - 6:27 pm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj për të takuar liderët e partive politike që nga data 16 prill, në rast se një gjë e tillë kërkohet nga vetë partitë. Deri më dje, sipas këshilltarit për media Bekim Kupina, nuk ka pasur ndonjë kërkesë për një takim të tillë nga asnjëra prej partive.
Megjithatë, meqë disa prej subjekteve politike kanë shprehur tashmë interesimin që presidentja të thërrasë një takim të përbashkët, kabineti i saj do të nisë së shpejti kontaktet me partitë për të përcaktuar një kohë të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Takimi synon të jetë gjithëpërfshirës dhe të shërbejë si platformë për dialog mes spektrit politik në Kosovë./KultPlus.com