Presidentja Osmani në një intervistë ekskluzive për CNN

14 Prill, 2022 - 5:45 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të ketë një intervistë ekskluzive në median e mirënjohur, CNN, me fillim nga ora 19:00, shkruan KultPlus.

Osmani këtë gjë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, derisa u shpreh e lumtur për këtë intervistë.

“Gjithmonë një kënaqësi e veçantë të flas me gazetaren Christiane Amanpour. Ndiqeni intervistën sot në ora 19:00”, ka shkruar ajo.

Kohët e fundit, përpos presidentes, intervista për mediat e huaja ka dhënë edhe i pari i vendit, Albin Kurti. /KultPlus.com

Të ngjajshme