Presidentja Osmani përkujton Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies: Ai është heroi i Kosovës së sotme

26 Korrik, 2022 - 3:26 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies.

Presidentja Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor. 

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. 

Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës! / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme