Presidentja Osmani priti ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për partneritetin strategjik dhe zhvillimet politike në Kosovë

2 Shtator, 2025 - 10:58 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë bisedës, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe përmbushjen e aspiratave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik, përcjellë KultPlus.

Në kuadër të diskutimeve u trajtua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Presidentja riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar./KultPlus.com

Të ngjajshme