Presidentja Osmani publikon pamje të ambasadorit Hovenier së bashku me vajzat e saj, të tre këndojnë “Jingle Bells”

25 Dhjetor, 2023 - 10:35 am

Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen. E festimi i kësaj feste po shënohet edhe në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar në Instagram një video shumë të veçantë, përmes të cilit ka uruar edhe festën e Krishtlindjes.

Në videon e publikuar shihet ambasadori amerikan, Jeff Hovenier teksa ekzekuton në piano dhe së bashku me të dy vajzat e presidentes Osmani, këndojnë këngën e famshme të Krishtlindjes “Jingle Bells”. / KultPlus.com

Të ngjajshme