Presidentja Osmani uron Abazoviq-in: Arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi

28 Prill, 2022 - 11:10 pm

Dritan Abazoviq sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Abazoviqin duke e konsideruar zgjedhjen e tij si një arritje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi.

Në vijim gjeni postimin e plotë të presidents Osmani:

Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq.

Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE.

Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë.

Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!./ KultPlus.com

Të ngjajshme