Presidentja Osmani uron Policinë e Kosovës për ditën e themelimit: Ata janë gardianë të Republikës sonë

6 Shtator, 2023 - 12:29 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 24 vjetorit të themelimit, të këtij institucioni, shkruan KultPlus.

Në një komunikatë për media thuhet se Presidentja Osmani ka deklaruar se Policët e Kosovës janë shëndrruar në gardianë të sigurisë së shtetit të Kosovës.

“Sot Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidentes Osmani gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!”, ka theksuar Presidentja Osmani./KultPlus.com

Të ngjajshme