Presidentja Osmani uron Talat Xhaferin: Një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

28 Janar, 2024 - 6:33 pm

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin i cili është zgjedhur sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com

Të ngjajshme