Presidentja Osmani viziton refugjatët afganë: Dikur ishin vendet tjera për ne, sot ne jemi në gjendje të bëhemi shtëpi e atyre që lanë pas shtëpitë e tyre

21 Tetor, 2021 - 10:01 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së ShBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishin në vizitë në Kampin Liya, përcjell KultPlus.

Presidentja Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e sotme, ku ndër të tjera edhe ka theksuar se Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë për refugjatët afganë.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Presidentes Osmani.

Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya.

E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë.

Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre.
Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!
/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme