Prezantohet projekti i e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë (FOTO)

27 Shtator, 2023 - 2:42 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka prezantuar sot projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, që sipas tij është dëshmia e radhës e përkushtimit për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.

“Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme