‘Prite n’Shesh’, aktiviteti nga Komuna e Prishtinës fillon më 10 dhjetor

7 Dhjetor, 2021 - 11:00 am

Komuna ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të organizohet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Sipas Komunës, ky aktivitet do të mbahet nga 10 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!

Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.

Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!/KultPlus.com

Të ngjajshme