Projektligji për Artin dhe Kulturën është publikuar në platformë për konsultime me publikun

2 Shkurt, 2023 - 12:42 pm

Projektligji për Artin dhe Kulturën është publikuar sot në platformë për konsultime me publikun.

Ky Ligj rregullon fushëveprimtarinë e artit dhe kulturës si dhe përcakton rregullat themelore për themelimin, organizimin, financimin, administrimin dhe funksionimin e institucioneve publike të artit dhe kulturës në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës dhe artistëve të pavarur.

Regjistrohuni në faqe dhe adresoni komentet tuaja përmes këtij linku: https://tinyurl.com/3sankcsf

Data e fundit për komente: 23.02.2023. / KultPlus.com

Të ngjajshme