займ на карту онлайн потребительский кредит

ProPlus sot ka filluar implementimin e projektit “Pen For Culture” në fushën e pikturës

Nëntor 8, 2019 - 9:30 pm

Qendrim Badalli
Fotografitë: Nok Selmani

Është zgjedhur Prevalla për bukurinë e saj natyrore dhe për qetësinë që ofron. Është zgjedhur Zake Prelvukaj për profesionalitetin e lartë që posedon. Kështu, ProPlus sot ka filluar implementimin e projektit “Pen For Culture”, në fushën e pikturës, me mbështetje financiare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.com

Me një pjesëmarrje multietnike, grupi i zgjedhur prej të rinjsh të talentuar sot kanë filluar qëndrimin e tyre treditor në kuadër të këtij projekti në Prevallë. E tërë dita e parë është përcjellë me një entuziazëm dhe atmosferë shumë të mirë miqësore. Ata, nën udhëheqjen e piktores Zake Prelvukaj, duke filluar nga dita e sotme kanë filluar punën e tyre artistike e cila do të prezantohet të dielen në KultPlus Caffe @Gallery në Prishtinë.

Në një kohë darke apo në një kohë pauze, është vërejtur lehtë diskutimi dhe të qeshurat e tyre mes vete duke arritur që nga fillimi njërin ndër synimet e këtij projekti: Socializmin e të rinjve pavarësisht dallimeve identitare mes tyre. Implementimi i këtij projekti do të vazhdojë edhe dy ditëve në vijim me këtë rast KultPlus po tregon se përveç aspektit medial, po e vazhdon kontributin e tij në fushën e kulturës edhe përmes projekteve të ndryshme artistike. / KultPlus.com

Të ngjajshme