Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi”, kundërshtojnë mbylljen e tij

5 Shtator, 2019 - 9:47 am

Nxënësit kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.

”Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi. / KultPlus.com

Të ngjajshme