Pse do ta hapte Fidel Castro ambasadën në Tiranë

13 Gusht, 2022 - 5:00 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Tetor 2020

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 20 nëntorit 1963, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dëshirën e Fidel Castro-s për të hapur një ambasadë kubane në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Havanë, 19 nëntor. – Castro do të hapë një ambasadë në Shqipëri. Një mision diplomatik kuban është aktualisht në Tiranë. Ai u prit në mbërritje nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe ambasadat kineze dhe koreano-veriore.

Nga përafrimi i Tiranës me Pekinin, Bashkimi Sovjetik nuk ka më ambasador në Shqipëri dhe të gjitha vendet e Lindjes, kanë ndjekur shembullin e tij.”/ KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1963-fidel-castro-do-te-hape-nje-ambasade-ne-shqiperi/

Të fundit

Të ngjajshme