Publikohet drafti i “Bohemian Rhapsody”, kënga kishte tekst e titull ndryshe

2 Qershor, 2023 - 9:03 pm

Njëri prej drafteve të këngës ikonike “Bohemian Rhapsody” nga bendi Queen është publikuar.

Kjo këngë, shkruar nga i ndjeri Freddie Mercury, kishte tekst dhe titull tjetër.

Titulli paraprak i kësaj kënge, sipas draftit, kishte qenë “Mongolian Rhapsody”.

Ndërkaq, vargu “Nënë, sapo vrava dikë” kishte qenë “Nënë, një luftë ka filluar, më duhet të largohem sonte”.

Sipas The New York Post, dorëshkrimi i kësaj këngëe do të dalë në ankand dhe pritet të shitet nga 150 mijë dollarë deri në plot 150 milionë sosh.

Të tjera dorëshkrime që do të dalin në ankand janë edhe ato të këngëve “Somebody To Love”, “We Are The Champions” dhe “Don’t Stop Me Now”./KultPlus.com

Të ngjajshme