Pulla e re postare e Ukrainës

12 Mars, 2022 - 3:20 pm

Shërbimi postar ukrainas do të lëshojë një pullë që thotë ” Russian warship, go f#ck yourself!” për të përkujtuar ushtarët që thuhet se mallkuan forcat ruse që sulmuan ishullin e gjarpërinjve gjatë ditëve të para të pushtimit rus.

Ukrposhta i Ukrainës shkroi në Facebook se ata do të zhvillojnë një votim për të zgjedhur një nga 20 dizajnet finaliste të dërguara në të cilat shfaqet fraza, e cila është bërë një thirrje për trupat ukrainase dhe qytetarët që mbrojnë atdheun e tyre.

Shërbimi postar tha se “nuk priste që do të kishte kaq shumë njerëz të gatshëm të merrnin pjesë në konkurs dhe se ai do të shkonte përtej Ukrainës”.

“Me këtë pullë mund të dërgoni letra dhe kartolina edhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, ato do të kenë një mesazh të qepur që ju tashmë e dini mirë: “Russian warship, go f#ck yourself!”, shkruan Ukrposhta./ KultPlus.com

Të ngjajshme