Pushime të lira në Pogradec, mes natyrës madhështore

7 Gusht, 2019 - 5:30 pm

Në Pogradec ku resurset natyrore harmonizohen bukur me njëra-tjetrën mund të shijosh të njëjtin liqen me më pak kosto. Këtu strukturat akomoduese variojnë nga lini deri në Tushemisht në çmimet prej 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë nëse në Peshtan për të konsumuar troftën duhet të paguash rreth 36 euro apo 44 mijë lekë për një person, këtu mund të konsumosh koranin, peshkun e rrallë të liqenit disa herë më lirë.

Banorët e Pogradecit prej vitesh i janë përkushtuar turizmit pasi e shohin atë si të vetmen mundësi për t’u punësuar dhe për të siguruar të ardhura.

Ndërsa dëshira e tyre e mirë nuk mungon për ta bërë Pogradecin një vend tërheqës turistik për vendasit dhe të huajt, ajo që është e domosdoshme këtu është vëmendja e instancave për të përmirësuar më tepër shërbimet, infrastrukturën dhe çdo gjë tjetër që është e domosdoshme për zhvillimin e turizmit. /KultPlus.com

Të ngjajshme