“Qëllimi i edukimit është të ndërtojë karakterin dhe jo të masë njohuritë”

12 Tetor, 2020 - 6:56 pm

Japonezët janë të njohur për rregullat dhe jetën e tyre strikte. KultPlus më poshtë ju sjellë dhjetë fakte interesante rreth tyre.

1. Japonezët edhe pse një prej njerëzve më të pasur në botë, nuk përdorin shërbëtorët. Në kulturën e tyre, prindërit janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.

2. Fëmijët japonezë deri në klasën e tretë nuk i nënshtrohen asnjë provimi sepse qëllimi i edukimit në këtë periudhë është të rrënjos konceptet dhe të ndërtojë karakterin dhe jo të masë njohuritë

3. Mesatarja totale e vonesës së një treni në në Japoni gjatë një viti është rreth 7 sekonda

4. Fëmijët japonez lajnë dhëmbët pas çdo ngrënie në shkollë. Kjo ju jep një disiplinë të pandryshueshme dhe ruan shëndetin e tyre.

5. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ” Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit.

6. Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre

7. Analfabetizmit pothuajse nuk ekziston, 99.8% e tyre janë në gjendje të shkruajnë dhe të lexojnë./ KultPlus.com

Të ngjajshme