Qendra për Studime Gjinore kërkon të dënohet gjuha e Batatinës ndaj Krelanit

12 Prill, 2021 - 4:24 pm

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka reaguar ndaj gjuhës së trajnerit të klubit futbollistik, Llapi, Tahir Batatina drejtuar gazetares Qendresa Krelani në debatin sportiv të së dielës në KTV.

Përmes një postimi në Facebook, QKSGJ një qasje të tillë e ka konsideruar të rrezikshme në përpjekjen për progres dhe barazinë gjinore edhe në fushën e sportit.

Në reagimin e kësaj qendre thuhet se komentet e tilla seksiste duhet të dënohen nga të gjithë, veçanërisht mediat dhe akterët e sportit.

“QKSGj reagon ndaj gjuhë seksiste dhe denigruese të trajnerit, Tahir Batatina, i cili i vërsulet me gjuhë seksiste njërës prej pak komentatoreve të futbollit Qëndresa Krelani (Qeqa). Trajneri Tahir Batatina duhet të kërkojë falje publike për gjuhën seksiste të përdorur ndaj komentatorës Qëndresa Krelanit”, thuhet në reagim./ KultPlus.com

Të ngjajshme