Qendra Rinore Kreative Multifunksionale hap dyert në Sarandë

31 Maj, 2025 - 10:41 pm

Qendra Rinore Kreative Multifunksionale, e financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Sarandë, hapi dyert për mbi 6 mijë të rinj të moshave 15–29 vjeç.

Në hapjen e qendrës ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, të rinj, etj.

Kjo qendër është një hapësirë moderne që përfshin: bibliotekë dhe kënd studimi, sallë teknologjike dhe trajnimesh, studio podcast-i dhe krijimi për media, zona arti dhe grafiti të realizuara nga vetë të rinjtë, ambiente për takime, klube dhe aktivitete komunitare.

Ministrja Muzhaqi tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo qendër është më shumë se një ndërtesë, është një hapësirë për rritje, bashkëpunim dhe frymëzim”.

“Qendra është një investim konkret që flet me vepra për angazhimin e qeverisë ndaj të rinjve”, tha Muzhaqi.

Kjo qendër vjen si domosdoshmëri për transformimin e vizionit të shoqërisë dhe krijimin e një mjedisi miqësor për të rinjtë që të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në moshë të hershme. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme