Qeveria ia jep në shfrytëzim një banesë të konfiskuar për 5 vjet 11-vjeçares që ishte trafikuar e dhunuar

14 Shkurt, 2024 - 11:59 am

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar për 11-vjeçaren, e cila kishte qenë viktimë e trafikimit dhe dhunimit, dhe familjen e saj.

Kryeministri Albin Kurti tha se me kjo banesë është me sipërfaqe 100 metra katrorë dhe se me këtë veprim dëshmojnë përkushtimin për t’i mbështetur viktimat, raporton Express.

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorë  për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti I 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanarisht të viktimave të dhunës”, tha Kurti.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se banesa do t’i jepet në shfrytëzim kësaj familje për një periudhë 5-vjeçare.

Ndryshe, rasti i dhunimit të 11-vjeçares kishte nxitur reagim të shoqërisë, teksa në Kosovë ishin mbajtur disa protesta, ku u kërkua “dënim meritor” për personat e dyshuar.

Për këtë rast kanë dhënë dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ali Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme