Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

27 Qershor, 2025 - 9:30 am

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mbledhje sot në ora 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo mbledhje mbahet në një ditë me rëndësi të lartë politike, pasi sot në ora 11:00 është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – tentativa e 38-të për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca vjen vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që ky proces duhet të përfundojë brenda një afati prej 30 ditësh.

Përderisa nuk është e qartë nëse seanca e Kuvendit do të përfundojë me sukses apo do të zvarritet edhe më tej, mbetet të shihet nëse zhvillimet e saj do të reflektohen në mbledhjen e Qeverisë apo në qëndrimet që mund të pasojnë më vonë nga ekzekutivi.

Detaje rreth rendit të ditës së Qeverisë ende nuk janë bërë publike./ KultPlus.com

Të ngjajshme