QKSGJ publikon spotin “Të kaluarën trashëgoje sot”, synon të informojë publikun për trashëgiminë e grave

11 Tetor, 2022 - 2:18 pm

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka lansuar spotin “Të kaluarën trashëgoje sot “, ku përmes kësaj video synon të informojë publikun për trashëgiminë e grave.

Në videon e publikuar sot nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tregohet se gratë posedojnë një numër të vogël pronash dhe gjithashtu jepet mesazh se ato kanë të drejta të barabarta në trashëgimi mes burrave dhe grave duke synuar të rrisë vetëdijen shoqëror për ndarjen e pasurinë në mënyrë të barabartë. / KultPlus.com

Të ngjajshme