Qytetarët gjithë natën ruajnë Teatrin Kombëtar, nuk lejojnë të zbrazet

19 Korrik, 2019 - 10:00 am

Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qendruar me dhjetëra qytetarë, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrasjen fshehurazi të tij.

Aleanca kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundëson vënien në skenë të pjesëve të shfaqjeve. Boshatisja e ngadaltë, pa rënë në sy dhe pa bërë zhurmë e Teatrit Kombëtar, do ta bëntë më të thjeshtë prishjen e tij.

Por përfaqësues të Aleancës dhe të opozitës, si Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, e kanë prishur këtë plan, të paktën mbrëmë. Ata kanë qendruar gjatë gjithë natës te Teatri, ku qytetarë të tjerë janë solidarizuar me ta.
#MosGuxoMeTeatrin. /KultPlus.com

Të ngjajshme