Qyteti i Shkupit gjatë pandemisë (VIDEO)

9 Maj, 2020 - 9:00 pm

Pandemia COVID-19 i ka dhënë krejt tjetër kahje jetës në mbarë globin. Izolimi i njerëzve nëpër shtëpitë e tyre si masë mbrojtëse nga infektimi ka bërë që rrugët e qendrave kryesore nëpër botë të marrin një tjetër pamje.

E një situatë e ngjajshme po mbizotron tash e disa muaj edhe në Maqedoninë e Veriut. Fotografi i njohur, Fisnik Murtezi ka realizuar disa timelapse në qytetin e Shkupit edhe atë nga disa kënde shumë të frekunetuara.

Përmes kësaj video Murtezi është munduar t’i shfaq disa pamje të qytetit para dhe pas orës policore, pamje si asnjëherë më parë, por kushedi pamje që ndoshta do të ngelin gjatë kohë në memorien e kësaj gjenerate të njerëzimit. /KultPlus.com

Të ngjajshme