Qyteza italiane “pa Covid” shet shtëpitë për 1 euro

11 Qershor, 2020 - 6:30 pm

Pandemia globale ka bllokuar shumë përvoja udhëtimi, përfshirë këtu dhe mundësinë për “të rrëmbyer” shtëpitë italiane me çmime të volitshme, por tani që disa vende po dalin nga karantina, trendi i shitjes së banesave për 1 dollar në këtë vend duket se do të kthehet përsëri. Dhe ujditë janë më të mira se kurrë.

Cinquefrondi, një komunitet në rajonin jugor të Kalabrisë, e quan veten një “fshat pa Covid” pasi i ka shpëtuar furisë virusit. Ai, siç transmeton Shqip, shpreson që ky status do të ndihmojë në joshjen e blerësve të shtëpive, që ata po i hedhin në treg për 1 euro.

Qëllimi, ashtu si destinacionet e tjera që bëjnë oferta të ngjashme, është të zmbrapsë tendencën e shpopullimit të zonës, pasojë kjo e largimit të të rinjve në kërkim të vendeve më të mirë të punës.

Kryetari i bashkisë, Michele Conia e konsideron kaq serioze këtë detyrë sa I vënë dhe emrin e koduar: “Operacioni Bukuria”. “Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë kryesore e këtij operacioni që unë kam nisur për të rikuperuar pjesë të degraduara e të humbura të qytezës sonë”, tha ai për CNN.

Të ngjajshme