Rama e quan hartë leshi postimin e Vuçiqit

20 Mars, 2021 - 12:57 pm

Duke folur nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur hartë leshi postimin provokues të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ditë më parë, duke kujtuar “Trazirat e marsit”, Vuçiq postoi në Instagram një hartë të Kosovës me flamur të Serbisë duke nxitur reagim të politikës në Kosovë e Shqipëri.

Duke folur për herë të parë, nga Kukësi ku mjekët nga Kosova do të vaksinohen kundër COVID-19, Rama ka thënë se ne jemi një.

“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi dhe ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok. Ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja, por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm”, ka thënë Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme