Rama ndan episodin e podkastit Flasim: Po ku ka si ty o Shqipëria ime

6 Janar, 2024 - 3:30 pm

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale episodin pa numër të podkastit FLASIM, “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”.

Në këtë podkast kryeministri Edi Rama ndau fragmente nga intervistat me të ftuarit e tij.

Fillimisht sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho, e cila u shpreh se, “të huajt pyesin për Shqipërinë. Gjimonë fillojnë me atë, si ka qenë Shqipëria. Aa i them, ka qenë, por shikoni këtë vit është bërë një atraksion turistik, jo vetëm këtë vit, por këtë vit ka qenë një boom turistik dhe nuk ëhstë vetëm turistik, por edhe kulturor”.

Më pas Rama ndau intervistën me futbollistin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

“Njerëzit, trajnerët, duhet të besojnë edhe tek ne, se dikur e kanë pasur shumë të vështirë të futej një shqiptar në Itali, futet braziliani para shqiptarit, sepse gjithmonë na kanë mbajtur si një shtet i vogël, nuk është se kemi pasur zë shumë, gjithmonë kemi pasur këto probleme, por tashmë me të vërtetë po dëgjojmë gjithmonë shqiptarë të rinj që dalin”, u shpreh Hysaj.

Modelja dhe filantropistja, Emina Cunmulaj në intervistën e saj, ndër të tjera u shpreh se,

“Unë e kujtoj si vajzë 15 vjeçare herën e parë kur ika në Itali, fillimi i karrierës time dhe kur mbërrita më thonin “ke ardhur me varkë”. Unë se kuptoja në fillim, por kur e kuptova që ishte me bazë racizimi, kur të them që gjaku të vlon. Sot Shqipëria është në një vend që…, pak janë qytetet si Tirana, zhvillimi Tiranës nga vjet në sivjet është drastik”.

Futbollisti tjetër i Kombëtares, Frederik Veseli u shpreh se, “ në Evropian duhet t’i tregojmë edhe të tjerëve se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull. Edhe tifo shqiptarëve, unë e mbaj mend në Francë, është e jashtëzakonshme”.

Trajneri i Kombëtares Silvinjo theksoi në intervistë se, “unë kisha përvojën e kombëtares braziliane. Pas kësaj, nisja të shija lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, italisht, spanjisht. Unë jam njeri që komunikoj, mendova që aty do mund të  komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin. Aty pata shtysë të madhe”.

Gazetarja britanike Alice Taylor, në intervistën e saj në podkast nënvizoi se, “dua të rris vajzën, dua të plakem këtu. Mendoj s e kam shkruar diku. Nëse mendoj për Anglinë, mendoj ngjyrën gri. Kur mendoj për Shqipërinë mendoj ngjyrën e kuqe, të verdhën, të gjelbrën, blunë”.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është shprehur në podkast se, “në të gjithë skemat e mendimit tim kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë, edhe më parë, ka qenë gjithmonë, po mirë kur është skema dhe si mund të arrijmë një ditë që atë që po bëhet gjithkund ta bëj në Shkodër. Kurrë s’e kam menduar me një fitore, por që gjithë kohën të gjejë mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat, ka qenë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë”

Artisti Luiz Ejlli, u shpreh gjatë intervistës së tij në podkast se, “është hera e parë që ndoshta Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend, jo me zemër. Pra ka parë Benetin, ka pa Shkodrën, ecurinë e saj 30 e ca vjet dhe ka thënë ore po mirë, pse jo”.

Soprano Ramë Lahaj u shpreh ën intervistë se, “ajo që unë shoh me të vërtetë, shoh një Tiranë që është zhvilluar shumë, që ka marrë formatin e një metropoli”. / KultPlus.com

Të ngjajshme