Rama ndan pamje nga bukuria e fshatit Prush në Tiranë

19 Mars, 2024 - 10:30 am

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshati Prush në Tiranë, i cili është shndërruar në një destinacion turistik mjaft i preferuar afër kryeqytetit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë bukuri nga fshati Prush në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Liqeni i fshatit Prush është një liqen artificial, i cili është pozicionuar në një ambient të rrethuar me kodra të pyllëzuara me pisha.

Aty të duket sikur je në një oaz bimësie. Liqeni nuk është shumë i madh, por të ofron një pamje shumë qetësuese.

Përreth liqenit mund të bëhet ecje në shtigjet që ka rrotull./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme