Rama: Piramida e Tiranës, së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

13 Mars, 2023 - 9:04 am

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punimeve për transformimin e Piramidës së Tiranës.

Rama shprehet se piramida së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.

Gazeta prestigjioze “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull projektit transformues të Piramidës së Tiranës që do të kthehet në një qendër të madhe rajonale të teknologjisë dhe inovacionit dhe e cila pritet të hapet këtë pranverë.

Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon,

Piramida me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, e ka vlerësuar transformimin e  Piramidës në Tiranë si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Kjo qendër financim i qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, do të ketë 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera që janë konceptuar në natyrë.

Sipas projektit, Piramida ndahet në 3 zona, ku një pjesë do të jetë për Tumo dhe klasat që do të zhvillohen brenda, një pjesë do të jetë sistem biznesesh dhe sipërmarrës të IT ku do shumë prej startup-eve do të bëjnë praktikën dhe të testojnë produkte.

Risi është riciklimi i gjithë materialit të mbetur në piramidë, i cili do të përdoret për krijimin e ndërtesës së re, ndërsa pjesa e jashtme rrëshqitëse do të jetë me shkallë si vendpushim për studentët./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme