Rama: Salla e parë multimediale në projeksion 360° në Korçë, hapet me pikturat e Vangjush Mios

24 Dhjetor, 2022 - 9:26 am

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se për herë të parë në Ballkan, çelet salla multimediale me projeksion 360° në Korçë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se salla e parë multimediale hapet me koleksionin e pikturave të Vangjush Mios, e para e llojit të saj në Shqipëri.

E para e llojit të saj në Shqipëri, kjo sallë është bërë e mundur me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Sipërmarrjes si një nga përfituesit në kategorinë lehtësues startup-esh.

Të rinjtë dhe jo vetëm, do të nxiten për të zhvilluar ide inovative të shkrira në Projeksionin 360°, si dhe do të krijojnë mundësi të panumërta për të ardhmen e tyre.

Korça i fton të gjithë që të përjetojnë një eksperiencë unike me inaugurimin ditën e sotme të sallës multimediale tek Qendrën e re të Artit, Kulturës dhe Inovacionit pranë Katedrales në Korçë.

Për herë të parë, qytetarët do  të mund të shohin pikturat e koleksionit personal të piktorit Vangjush Mio në projeksionin 360 gradë.

Gjatë karrierës 40-vjeçare, Vangjush Mio realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura.

Rreth 60 punime të tij zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e së bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze të tij. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme